Gazment Bardhi dhe Flamur Noka takuan këtë të premte demokratët e Vaut të Dejës, në kuadër të turit të takimeve të zhvilluara në degët e partisë. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, teksa kërkoi bashkimin e demokratëve, nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë.
Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar PD: Kemi përpara një vit që gjithashtu është një vit i vështirë. Secili prej nesh duke nisur nga lidershpi i partisë duke iu pasur ju në krahë do duhet të ndërtojë projektin fitues, projektin që jep ndryshimin.
Akuzat për kryeministrin Edi Rama i vijoi edhe sekretari i Përgjithshëm i PD.
Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar PD: 11 vite kanë treguar se nuk kemi të bëjmë me një shtetar, por kemi të bëjmë më një grykës, kemi të bëjmë me një hajdut, kemi të bëjmë me një hor, kemi të bëjmë me një batakçi që nuk e ka pasur kurrë synim qeverisjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
PD ka hyrë në fazën e riorganizimit të strukturave, duke filluar me zgjedhjet në disa degë të partisë.
Klan News