Armando Broja do të udhëtojë me Chelsea-n në turin parasezonal të ekipit në SHBA. Sulmuesi kuqezi është pjesë e listës me 28 futbollistë të përpiluar nga trajneri i ri Enzo Maresca.
Blutë e Londrës do të kenë ndeshjen e tyre të parë të mërkurën kundër Urexham në stadiumin “Levi” në Santa Clara, në Kaliforni, e në vazhdim do të përballen me Celtic dhe Club America.
Chelsea do të masë forcat edhe me Manchester City-n në ‘Columbus’ dhe me Real Madridin në Charlotte më 7 Gusht.
Në total, tekniku Maresca ka lënë jashtë 43 lojtarë. Mes tyre ka edhe emra të mëdhenj.
Mospërshirjet e Lukakut, Kepa Arrizabalaga-s, Chalobah, Cesare Casadei, David Datro Fofana dhe Sarr, vahzdojnë që të shtojnë spekulimet se ata mund të largohen nga “Stamford Bridge” këtë verë.
Kjo thirrje është një test për Brojën, e ardhmja e të cilit është e paqartë në “Stemford brixh”. Për sulmuesin kuqezi ka interesim nga klube në Serie A dhe në Premier Ligë.
Por pjesëmarrja në këtë tur parsezonal dhe një paraqitje e mirë e Brojës mund të bindë trajnrein Mareska që ta mbajë edhe këtë sezon te Chelsea.
Klan News