Lajme të mira në horizont për Armando Brojën. Mungesa e madhe prej kohësh tashmë në kombëtaren shqiptare duket se ka lënë pas dëmtimin.

23-vjeçari është rikthyer në seancat stërvitore me Evertonin, nga ku pritet që të gjej formën për të luajtur më pas në ndeshje zyrtare. Broja shihet tepër i entuziazmuar për këtë rikuperim nga dëmtimi që e la jashtë fushave për të paktën 3 muaj.

Sulmuesi nuk ka debutuar ende me ekipin e Evertonit, teksa hera e fundit që luajti ishte në Kampionatin Europian me fanellën kuqezi. Ekipi anglez beson në gjendjen e formës optimale të shqiptarit dhe janë të gëzuar me hapat rikuperuese.

Broja duket në shpejtësi të plotë siç na ka mësuar dhe do të jap maksimumin për klubin nga Liverpool. Kartoni i sulmuesit kuqezi zotërohet nga Chelsea, që e lejoi për të kaluar në formulën e huazimit me të drejtë blerjeje te Everton. Problemet fizike kanë qenë të shpeshta për Brojën në sezonet e fundit, për ta penguar të tregojë potencialin e tij në fushën e lojës.

Klan News