Ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj u shfaq edhe në reportazhin e Rai 3 për Shqipërinë, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sonte në “Opinion”, analisti Baton Haxhiu e cilësoi gjithë këtë “tradhti” ndaj publikut dhe institucioneve.
Këtë deklaratë e ironizoi Belind Këlliçi i PD-së.
-Si t’u duk prania e Ramës në reportazh Baton?
Baton Haxhiu: Është e pazakontë, realisht…së paku për çështjet e krimit. Për emra të përveçëm. Ai e ka ditur që një varës i dikurshëm i tij e ka bërë tradhtinë duke…
-Çfarë tradhtie?!
Baton Haxhiu: Si çfarë tradhtie? Duke folur…
Belind Këlliçi: Se deri para një viti ishte krahu i djathtë…(Qesh) Tradhti që ka fol! Ka treguar të vërtetën. Burrë i poshtër Arben Ahmetaj!
Baton Haxhiu: Vazhdoj ta them…
Belind Këlliçi: Pse u emërua në PS?
Baton Haxhiu: Pyete Edi Ramën sepse kostoja është e Edi Ramës që emëron njerëz të tillë. Një njeri i cili pas 11 vitesh deklaron për polemikat e vitit 2014, 2015,për Inceneratorët.
Belind Këlliçi: Po Edi Rama është burrë i poshtër që doli me foto të vitit ’98?
-Prit prit se ka argumentin e vet për poshtërsinë.
Baton Haxhiu: Nëse ai njeri kur është ministër, e pastaj zv.kryeministër, nuk del e flet për narkoshtetin, për koordinatorin e bankës, për njerëzit e krimit që kanë hyrë në zyrë. Nuk ka dashur të përballet me publikun gjatë kohës që ishte ministër. Nuk është asgjë tjetër veçse tradhti ndaj publikut, poshtërsi ndaj institucioneve dhe mungesë kulture e besnikërie./tvklan.al