Në përfundim të fazës së dytë të kampionatit Dinamo ka marrë vendin e parë të renditjes. Blutë janë ngjitur ngadalë në klasifikim duke u pozicionuar në krye, por me 31 pikë aq sa edhe Vllaznia. Ndërsa Partizani dhe Egnatia ndjekin më poshtë me nga 30 pikë secila.
Ashtu si zakonisht, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur “Top 11”-shen më të mirë të javës së 18-të, me rreshtimin 4-3-3.
Klevis Hasanbelli i ekipit të Bylisit është më i miri mes portierëve. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Esat Mala i Vllaznisë, Simeu i Teutës, Emiljano Musta i Elbasanit, dhe Lorran i Dinamo.
Tre mesfushorët më të votuar janë Qefalija i Dinamos, Përgjoni i Bylis dhe Ujka i Egnatias.
Në qendër të sulmit Zabërgja i Dinamo City dhe nga krahët Tedi Cara Partizani) dhe Kevin Dodaj Vllaznia.
Trajneri i javës është përzgjedhur Ilir Daja.
Tv Klan