“I çuan Enver Hoxhës një njeri që t’i tregonte përralla dhe ai i thoshte që e sheh këtë oborrin tim “kështu do ta bëj Shqipërinë, bahçe me lule” dhe personi i tha “më kanë sjellë mua të tregoj përralla apo do të më tregosh ti përralla mua?”, ka qenë kjo barsaleta që ka sjellë në vëmendje drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu përballë kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit foli për Shqipërinë e 2030-ës.

Kryeministri Rama iu përgjigj gazetarit Blendi Fevziu duk i thënë se mund ta ofendojë sa të dojë, por ai nuk e humbet durimin me të teksa ka shtuar se nuk tregon përralla, por thotë se ajo që do të ndodhë në Shqipëri do të jetë një realitet për të gjithë.

Blendi Fevziu: Kjo industri është e tërë, është zinxhir që ka të bëjë me shumë aktivitete që nga prodhimet bujqësore, tek të gjithë shërbimet që kanë të bëjmë me makinat, prodhimet e brendshme, kështu që Shqipëria është sot në kushtet që Shqipëria 2030, duke vazhduar kështu, do të jetë vendi ku në mënyrën më absolute, çdo shqiptar që ka jashtë shtetit një punë të zakonshme dhe punon për një të huaj, nuk do të ketë një zgjedhje të detyruar, por do të ketë një zgjedhje nga dëshira.

Blendi Fevziu: Në vitet ’80 ka qenë një barsaletë: I çuan Enver Hoxhës një njeri që t’i tregonte përralla dhe ai i thoshte që e sheh këtë oborrin tim “kështu do ta bëj Shqipërinë, bahçe me lule” dhe personi i tha “më kanë sjellë mua të tregoj përralla apo do të më tregosh ti përralla mua?”. Kështu që edhe kjo historia e një Shqipërie që do të bëhet bahçe me lule ngjan me ngjan pak si…

Edi Rama: Ti mund të më ofendosh mua sa të duash, unë nuk e humbas as durimin dhe as humorin me ty, por po të them se kjo gjëja po ndodh dhe është duke ndodhur. Unë nuk po tregoj përralla. Unë nuk fola për bahçe me lule, por fola për Shqipërinë e 2030-ës që në bazë të këtyre zhvillimeve, do të jetë një realitet për të gjithë kjo që po them.

/tvklan.al