Kur kanë mbetur 3 javë nga fundi, gara për titullin e Premier League është tepër e ashpër. Dy skuadra kanë janë në luftë për titullin kampion, me Arsenalin që ka një pikë më shumë se Manchester City, por me këto të fundit që kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Në kampin londinez janë të frymëzuar për të përballuar presionin e garës për titull këtë sezon.
Mikel Arteta, trajner i Arsenal: Kemi grup të plotë dhe dhimbja e vetme e kokës është për të bërë zgjedhjet e duhura. Duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe më pas të presim nga kundërshtarët. Kemi avantazhin psikologjik për të garuar deri në fund për titull.
Në 14 ndeshjet e fundit në kampionat, Arsenal ka humbur dhe barazuar nga një herë, ndërsa në 12 raste ka marrë pikët e plota. Londinezët sfidojnë Bërnemuth këtë fundjavë, kundërshtarë ndaj të cilëve ka fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit.
Klan News