Lajme Arkiva 2003
Gjyqtari Elvis Kotini i shkarkuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është ende në kërkim nga policia. Prokuroria nxori një urdhër arresti të cilin e ka lejuar me një vendim edhe Gjykata e Elbasanit, por siç shihet një reagim i tillë i prokurorisë nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ish Ministri i Drejtësisë ilir Panda:
Ilir Panda: Unë për rastin konkret do të shprehja një ndjenjë me të vërtetë keqardhje, qoftë për të vetmin fakt si pedagog i shkollës së Magjistraturës . Unë jam nga pedagogët e parë të shkollës së magjistraturës dhe Elvis Kotini ka qenë ndër studentët e parë të Magjistraturës të cilët janë diplomuar dhe kanë dalë nga kjo shkollë me të vërtetë prestigjioze. Unë e kuptoj se edhe për prokurorët e aq më tepër për gjyqtarët por prokurorët që e kanë kërkuar dhe gjyqtarët që kanë vendosur të marrin dhe të quajnë të vlefshëm arrestin, si masë arrestimi ndaj një gjyqtari pavarësisht se tashmë i shkarkuar nga detyra, nuk ka qenë e lehtë, por gjithsesi nuk mund ti paragjykoj sepse nuk njoh konkretisht çështjen penale.
A është rasti Kotini ai që duhet bërë shembull për gjyqtarët që abuzojnë me drejtësinë? Zoti Ilir Panda shpreh rezerva lidhur me këtë.
Ilir Panda: Të mos merremi me rreshterët por le të merremi me gjeneralët. Ka rreshter që kanë dalë përpara gjyqit por ka edhe gjeneral që nuk kanë dalë akoma. Në lidhje me rastin e Elvisit unë do të thoja se Elvis Kotini nuk është një gjeneral. Ndoshta është një rreshter, por nuk është gjeneral./tvklan.al