Rikthimi i opozitës në parlament është kusht për hartimin e ligjeve që do të jetë baza e një reformimi të thellë në sistemin gjyqësor.
Mesazhi është i ambasadorit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, i cili gjatë konferencës mbi sistemin gjyqësor, deklaroi se bashkëpunimi i politikës është kusht për progresin e Shqipërisë.
Sipas tij është e nevojshme një konsensus politik për miratimin e projekt ligjeve për sistemin e drejtësisë.
Helmut Lohan: “Marrëveshja mes partive politike lidhur me reformën në gjyqësor është një kusht i nevojshëm për progres. Rregullat bazë të lojës në qeverisje të jetës publike dhe private në çdo vend duhet ët vijën nga një konsensus politik. Nuk ekziston diçka e tillë që pushteti i ligjit t’i përkasë maxhorancës apo opozitës. Ndaj me logjikë, shumë pjesë të legjislacionit ët reformës mund të arrihet vetëm me një shumicë të cilësuar në parlament dhe kjo çon në nevojën e vazhdimit të dialogut politik.”
Të njëjtin apel për poetiken beri dhe Presidenti i republikës Bamir Topi, si kryetar shteti ai kërkoi bashkëpunim dhe dialog, si e vetmja rrugë për të realizuar reformat në sistemin e drejtësisë.
Bamir Topi: “Një pjesë e mirë prej jush janë kurajoz, një pjesë janë difektoz. Gjërat duhen hënë ashtu siç janë. Nuk janë të prerë të gjithë në të njëjtin standard. Klasa politike e ka detyrim të vazhdueshëm që të merret me reformën. Është pjesë substanciale e Këshillit të partive politike.”
Në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Topi dha vlerësimet e tij për gjyqësorin.
Bamir Topi: “Pavarësia e gjyqësorit nuk duhet kërkuar thjesht tek politika, nuk duhet kërkuar thjesht tek institucionet, po pavarësia fillon tek pavarësia individuale. Disa gjyqtarë e kërkojnë karrierën e tyre nëpërmjet rrugëve jo të ndershme.”
I ftuar në hapjen e konferencës për reformimin e sistemit gjyqësore, organizuar nga EURSLIUS, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani deklaroi se qeveria është e vendosur të zbatojë reformën në drejtësi, si kusht PR integrimin drejt Bashkimit Evropian.
Nishani theksoi se transparenca duhet të rrethojë sistemin e drejtësisë, ndërsa sfidat do te mund të realizohen vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi racional.
Progres raporti për Shqipërinë i publikuar pak ditë më parë, nënvizoi disa nga sfidat me të cilat përballet sistemi i së drejtës.
Ambasadori gjerman, Bernard Borchard dhe shefi i misionit Euralius, Ronald Miklau, deklaruan se duhet shumë punë për të ndryshuar sistemin e së drejtës në vend, që nisin me transparencën, eficencën dhe rikthimin e besimit tek publiku.
Ata kërkuan dokumentimin e shkeljeve që kryhen nga gjyqtarët gjatë punës së tyre dhe materialet t’i dërgohen prokurorisë për një procedim penal./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani