Së fundmi vajza e Albërie Hadërgjonaj ka nxjerrë këngën e saj më të re pas 9 vitesh të titulluar “Precious”.
Një mbështetje të madhe ka marrë edhe nga ylli i Instagramit Kim Kardashian e cila është një ndër më të ndjekurat në mbarë botën.
Kimi i ka publikuar Anxhelinës projektin muzikor në Instagram dhe siç duket grimieri i saj Ariel ka qenë një ndër arsyet që ajo e ka bërë këtë gjest për artisten shqiptare.
“Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, ka shkruar Kim në postim.
Anxhelina është lumturuar nga ky gjest i mrekullueshëm nga ana e Kim Kardashian dhe e falenderon atë për këtë mbështetje, duke i dedikuar disa fjalë mjaft të bukura në Instastory.
“Wow! Shumë faleminderit Kim Kardashian! Nuk e ke idenë se sa shumë do të thotë mbështetja jote për mua. Kam punuar për këtë këngë shumë gjatë. Kjo është përtej! Faleminderit.
Mbretëresha e botës! Faleminderit! Zemra ime është shumë e mbushur tani! Jam më shumë se mirënjohëse! Gjithë gjërat e mrekullueshme që ti po bën me reformën e burgjeve dhe të qenurit kaq modeste me gjithçka që ke bërë asnjëherë nuk kalon pa vëmendje! Nga ajo çfarë unë kam parë me syrin e publikut dhe ato që Ariel më ka treguar për ty, ti ke një zemër shumë të bukur! Pa dyshim po lë pas një trashëgimi të mrekullueshme! Dhe si grua vetë jam shumë e lumtur të shikojë se si gratë si ty mbështesin gratë si unë! Faleminderit pafundësisht!”, shkruan Anxhelina./tvklan.al