“S’ka gjë më emergjente”, kështu u shpreh kryedemokrati Sali Berisha mbrëmjen e kësaj të Enjte në “Opinion” sa i takon zgjedhjeve të ardhshme. Ai deklaroi se Partia Demokratike do të garojë më 11 Maj 2025 në koalicion me çdo parti që beson te “largimi i qeverisë Rama”.
“Koalicion me të gjitha ato forca politike që besojnë se Edi Rama po bën të keqen më të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, që besojnë se largimi i 40% e shqiptarëve vetëm në Shengen përbën një genocid të vërtetë ndaj popullit shqiptar sepse është e kalkuluar.”
Përpos Partisë së Lirisë, la të hapur mundësinë për koalicion edhe me figura si Agron Shehaj, Adriatik Lapaj apo Endri Shabani. Për Sali Berishën, kriteri themelor është rrëzimi i qeverisë aktuale të cilën nuk heziton ta quajë “narko-shtet”.
Po si do organizohen demokratët për këtë garë të rëndësishme elektorale? “Duhet të punoj 18 orë në ditë që ta kompensoj atë kohë. Në ato kushte shqyrtova si t’ja bëj…Se të izolohesh një vit…Ajo dëmtoi shumë, atë qëllim kishte. Që mos të isha de-facto kyetar i kësaj partie“, tha ish-kryeministri.
/tvklan.al