Një emision nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Me pjesëmarrjen e veçantë të Emiliano Lule.

Në natën e njëmbëdhjetë të “Më shumë dashuri” ndoqët:

Një vajzë 7-vjeçare është viktimë e tragjedisë së Gërdecit. Regina është shpërfytyruar dhe ka humbur një krahë nga shpërthimi. I ati saj është në kërkim të një krahu dhe të një operacioni plastik për t’i rikthyer pamjen ëngjëllore të bijës, që të mund të vazhdojë shkollën dhe të mos ndihet ndryshe nga fëmijët e tjerë.


Të shumtë kanë qenë ata që i janë drejtuar studios së “Më shumë dashuri” për të dhuruar sado pak për të ndihmuar Reginën e vogël.


Laerti ka kaluar një fëmijëri të vështirë. Por ai nuk do ta harrojë kurrë këtë fundjavë, pasi pranë tij u ndodhën personat që ka dashur gjatë gjithë jetës t’i takojë, pjestarët e grupit “Produkt 28”. Laerti kaloi një ditë të mbushur me aktivitete të ndryshme me Turjan Hyskon, Fabian Bashën dhe Alban Kondin./tvklan.al