Xheni Brahaj e njohur ndryshe si Sofia e “Zonë e Lirë”, ishte sot në studion e “Rudina”.
Brahaj rrëfeu gjatë emisionit se si e mori propozimin për të qenë në rolin e Sofisë. Bukuroshja bionde tha se ka qenë vetë drejtuesi Arjan Çani, ai i cili i ka bërë ftesën për të qenë pjesë e emisionit. Ajo shtoi se ka marrëdhënie shumë të mirë me të.
“Unë kam qenë balerinë e trupës së baletit të Tv Klan dhe po bënim xhirimet e natës së Vitit të Ri, rastisa me Çanin edhe m’u bë oferta. Që në momentin që m’u bë ftesa e kam pranuar direkt. Ka qenë një surprizë shumë e mirë. Kam shumë marrëdhënie të mirë me Arjan Çanin”,
tha Brahaj.
/tvklan.al