Kategoria e Parë, mbylli këtë të hënë javën e 14-të, me dy ndeshje tejet interesante.
Vora fitoi përballjen direkte ndaj Flamurtarit dhe merr kryesimin me 34 pikë. Vlonjatët zbresin në vendin e tretë me 32 pikë, po aq sa edhe Besa e vendit të dytë, e cila barazoi pa gola ndaj Pogradecit.
Në vendin e katërt renditet Kastrioti me 23 pikë, i ndjekur nga Burreli me 21 pikë dhe Pogradeci me 19 pikë.
Lushnja mban vendin e shtatë me 18 pikë, ndërsa Kukësi është ngjitur në vendi e tetë me 16 pikë.
Renditja më pas vijon me Apoloninë e vendit të nëntë me 15 pikë, Korabi me 12 pikë, Valbona me 10 pikë dhe Erzeni i vendit të fundit me 3 pikë.
/tvklan.al