Nga 11 Janari deri në 11 Mars të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në 11 Maj mund të regjistrohet në platformën e ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve i pranishëm në nënkomisionin parlamentar të Diasporës siguron se vota e emigrantëve është mbrojtur pasi janë një sërë mekanizmash të ngritura që garantojnë transparencë dhe numërim të drejtë.

Lidhur me kostot e shërbimit postar, Celibashi pohon se qeveria i ka parashikuar në buxhet paratë si për dërgimin e fletës së votimit ashtu dhe për kostot e kthimit të saj në KQZ, por për këtë të dytën kërkohet ndryshim në Kodin Zgjedhor.

Celibashi thotë se ende nuk e kanë një numër të saktë sesa nga votuesit nga jashtë nuk kanë dokumente identifikimi të vlefshëm, por gjithsesi e sheh të mundshme dakordësinë mes palëve për t’i lejuar të votojnë.

Tv Klan