Në selinë e PD-së, pasditen e sotme është zhvilluar takim i drejtuesve politikë të kësaj force politike. Në nisje të mbledhjes, fjalën e mori kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili u shfaq në takim përmes një videoje.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u tha drejtuesve politikë të PD-së se detyra e tyre është inicimi i një revolte popullore me qëllimin kryesor për një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sali Berisha: Inicimi i një revolte popullore me qëllimin kryesor një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky mision nuk është si misionet e tjera. Kërkon që ne t’i dalim zot dhe të garantojmë qytetarët shqiptarët se vota e tyre nuk do të shndërrohet në krim. Organizoni demokratët, ata presin që t’i organizojmë, detyra juaj është që t’i frymëzoni. Ka patur dhe ka një debat, po protesta dhe fushata? Jo, ne i japim përparësi absolute protestës. Ne nuk pranojmë të ecim symbylltas drejt grabitjes dhe drejt funeralit të votës së lirë pa u hedhur në kuti. Misioni juaj është shpresa e fundit për shqiptarët. Kërkon spostimin tuaj në një nivel dhe në një dinamizëm tjetër. Dhe e vërteta është që misioni juaj është shpresa e fundit. E vërteta është që misioni që do të përmbushim me demokratët dhe demokratet e rretheve është shpresa e fundit pëër shqiptarët, ç’ka kërkon spostimin tuaj në një nivel tjetër, në një dinamizëm tjetër, në një imagjinatë të re, në një debat intensiv me te gjithë anëtarësinë dhe qytetarët, të cilët ju garantoj ju, presin vetëm udhëheqjen, presin vetëm frymëzimin.
Kryedemokrati Berisha ka vlerësuar 12 drejtuesit politikë të PD, për të cilët ka thënë se nuk kanë asnjë krahasim me ata të PS, të cilët i ka quajtur “ansamblin e kolegëve të SPAK të Ramës”.
Sali Berisha: Personalisht, kam besim të plotë tek secili prej jush, dhe unë ju them mbarë demokratëve dhe demokrateve, iu them qytetarëve, që këta drejtues lokalë të caktuar për të udhëhequr qarqet nuk kanë asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës
Unë ju them të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë, se këta janë tokësorë me të meta, me dobësira, me mëkate të pamohueshme, por të krahasuar një për një, ju garantoj se ndryshimi midis këtij ansambli, avoketër të interesit publik, dhe ansamblit të kolegëve të SPAK është si dita me natën është jashtë çdolloj krahasimi.
Më thoni ju mua, me çfarë mund të krahasohet Belind Këlliçi. Një njeri i diplomuar në shkllat më të mira, pasardhësi i një familje të shkëlqyer që me guximin e tij, me karakterin e tij, u ka dëshmuar qytetarëve të Tiranës në mënyrën më të fuqishme afera korruptive të qeveritarëve më të mëdha se të gjitha kohërave. Erion Veliajt, stafit të tij famoz të 5 hajdutëve, etj me radhë.
Krahasoni pra, të dashur qytetarë edhe qytetare, të dashur demokratë dhe demokrate, një njeri që pa marrë parasysh çdo gjë del para jush çdo ditë, dhe u çjerr maskën këtyre hajdutëve me këtë bandë që ju vjedh ngamëngjesi gjer në darkë, që ju mashtron nga mëngjesi gjer në darkë, që deklaron se ka mbjellë 1 mln pemë, që ka vendosur modelin 100% të vjedhjes së taksave.
A mund të krahasohet ky përfaqësues i qytetarisë së Tiranës me Spiropalin 5 milionëshe, banore të SPAK-ut, me afera të 5 mln, për vete dhe të shoqin. Lupën, ju bëj thirrje të përdorni lupën dhe të mos mashtroheni nga propaganda e shpifur e Edi Ramës, i cili i mlodhi të gjithë kolegët e Skapit, vetëm për t;ju dhënë imunitet, për t’i thënë mercenar Dumanit nuk mund t’i prekësh, se i kam kalorësit e fushatës.
Imagjinoni qytetarë se si kërkon të përdorë mburojën e Skapit, për t;ju mashtruar përsri ju, për të grabitur votat.
Më thoni pak, a mund të krahasohet Belind Këlliçi me korbën e kovidit që në të gjithë Eurpën nuk ka një të dytë i ajo, që solli shëndetësinë në Shqipëri në ditën më të zezë, e shndërroi ministrinë në bursë vdekjeje për qytetarët. Edi Rama me këtë ansambël ka fyer dhe psohtëruar çdo qytetar.
Po mund të krahasohet Oerd Bylykbashi me Emirjana Sakon, me mis hajninë, mis papërgjegjësinë, banore e Skapit, me duar të zeza të zhytura në aferën e inceneratorëve, në afera të tjera të Porto Romanos, etj. Oerd Bylykbashi ka luftuar me vendosmërinë më të madhe korrupsionin, ka kontribuar me kushtrim të madh në ligjet dhe rithemelimin e PD.
Atëherë, kush përfaqëson Durrësin? Gjushi me fustan që është vetë banore Spakut, apo njeriu qytetar, i cili bën nder Durrësit dhe vendit. Po të ndalemi tek Shkodra, amund të krahasojë njeri në botë Luçiano Boçin me Safet Bajrin? Do thoni ju nuk është Safeti. Po Safeti është paradhomë e Benetit mor. E di gjithëë Shkodra që Safet Bajri është paradhomë e Benetit, dhe Beneti është banor i Skapit.
Si mund të krahasohet një intelektual i shquar, një pedagog universiteti, një drejtues i talentuar me Safet Bajrin dhe Benet Becin, badigard të Safetit.
/tvklan.al