Zaptimi i oborreve të shkollave nga ndërtimet pa leje, kryeministri në replikë me një nga ndjekësit e tij virtual, siguron se është histori e vjetër që kishte momentin e lulëzimit kur demokratët ishin në pushtet.
“Janë 45 shkolla të reja në Tiranë, pa llogaritur 10 të tjera që janë në proces, ndërsa historia e grabitjes së hapësirave është e vjetër shumë ajo, e kohë së rrumpallës së viteve ’90 dhe po ashtu kthimet e pronave në oborre shkollash, janë histori e tejkaluar.”
Si shembullin më domethënës për filozofinë e qeverisjes së tij dhe kundërshtarët demokratë, Rama sjell rastin e shkollës “Kosova”.
“Asokohe isha kryetar bashkie dhe u thashë harrojeni se do të mund të ndërtoni ndonjëherë pallat në vend të shkollës, sa të jem unë këtu. I vunë zjarrin godinës, por ama në fund e ngritëm nga hiri, si feniksi, shkollën më të vjetër të Tiranës.”
E duke folur për kundërshtarët ai përbetohet se e di sesi do të “ndëshkohen” nga votuesit në 11 Maj.
“Kam qejf Nocin, Noc Rrokun morën nga gjithë ai aggression mbi truallin dhe godinën e shkollës Kosova. Njësoj siç do ta marrin më 11 Maj, ku shqiptarët brenda dhe jashtë t’u tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë teposhtë.”
Tv Klan