Trajneri Bushi grumbullon dy lojtarë të rinj
Kombëtarja e Shpresave të Shqipërisë do të luajë dy ndeshje për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve që do të luhet vitin e ardhshëm. Trajneri Alban Bushi për këtë grumbullim ka thirrur dy futbollistë të rinj, Feta Fetai dhe Elion Jahsrin
“Nuk ka qenë e lehtë me Fetain, pasi është kërkuar si nga Maqedonia e Veriut, ashtu edhe nga Zvicra e Kroacia. Dua t’i falënderoj të dy, si Fetain, edhe Jasharin, që zgjedhën Shqipërinë. Fetai i ngjan shumë Luka Modricit dhe mendoj se do të jetë protagonist në mesfushë për shumë vite me radhë. E kam ndjekur dhe ka shumë teknikë, por edhe një shpirt sakrifice për t’u admiruar.”
Sfidat janë të vështira me Finlandën dhe Zvicrën, por Bushi mendon fillimisht për takimin e parë.
“Të gjithë ndeshjet janë të vështira. Unë mendoj se Finlanda, ndonëse ndodhet pas nesh në renditje, luan më bukur futboll. Ndeshja ndaj Finlandës është sfidë jete për ne, pasi duam të realizojmë ëndrrën tonë. Ne jemi shumë të fortë në Shqipëri dhe do të luajmë në “Air Albania” për të fituar. E respektojmë kundërshtarin, por e dimë që është shans i madh, ndaj duam të fitojmë për të tentuar vendin e parë ose të dytë në grup.”
Shpresat janë për rezultate të mira në këto ndeshje të cilat luhen të dyja në air Albania me 22 dhe 26 Mars.
Tv Klan