Pas përpjekjeve të dyta për ta vrarë ish-presidentin Donald Trump ky i fundit nuk mund të veprojë më si më parë përfshirë edhe faktin se ku mund të luajë golf.
Ish-presidenti ka patur një takim privat me drejtorin e Shërbimit Sekret Ronald Rowe i cili e ka këshilluar 78-vjeçarin që të luajë në fushën e golfit në bazën e përbashkët Andrews në Maryland pasi është më e lehtë për t’u siguruar sepse është një bazë ushtarake.
Vetëm në mjedise të tilla është më e lehtë të garantohet siguria e ish-presidentit, të cilit po i rrezikohet jeta ndonëse masat e sigurisë për të janë shtuar pas atentatit të parë të korrikut.
Atentati i dytë ka ngritur pikëpyetje nëse mbrojtja ndaj Trump është e mjaftueshme.
Që nga atentati I dytë, demokratët dhe republikanët kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e një retorike të ashpër që frymëzon dhunën politike.
Klan News